Enca nuk mban gojën, reagon ashpër pas pyetjes: Kush t’i pagoi pushimet në Dubai?

Këngëtarja Enca Haxhia ka udhëtuar këto ditë drejt Dubait me shoqërinë e saj, për të kaluar disa momente relaksi. Në rrjete sociale, ajo ka ndarë herë pas here me ndjekësit foto e video nga pushimet e saj që kanë qenë tepër të komentuara në rrjet.

Megjithëse ka treguar se ndodhet atje me shoqërinë dhe askënd tjetër, një pjesë e ndjekësve e kanë ngacmuar këngëtaren duke e pyetur se kush ia ka paguar pushimet në Dubai.

Sigurisht, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Encës, e cila është bërë “bishë” nga këto komente me “pushime të paguara nga sheikët”. Nëpërmjet një videoje, ajo sqaron si është puna e pushimeve të saj “të paguara”.

Këngëtarja i quan pa nivel personat që kanë bërë komente të tilla, duke u shprehur se i siguron vetë paratë e saj për t’i siguruar vetes gjithçka që do. Ndaj, ajo tregon se nuk e ka aspak të nevojshme që pushimet t’ia pagujë një sheik. Enca shprehet se s’ka shkuar as në Hënë dhe as në Mars, ndaj nuk është aq e pamundur që ajo të shkojë për një palë pushime në Dubai. Siç ajo shprehet, këngëtarja është në krye të top-listave ndaj edhe pagesa e saj është e lartë.”

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey