“Enkelejda, ruhuni se nuk kam çfarë t’ju bëj”/ Porosia nga burgu e burrit të viktimës në Paskuqan

Nëna e Enkeleda Çapokut, e cila ishte e pranishme kur ndodhi krimi i rëndë në Paskuqan, ka rrëfyer momentet e vrasjes së vajzës së saj, nga kunati Eredet Çapoku.

Ajo ka treguar për “News24” se raportet jo të mira që kishte Enkeleda me kunatin i dinte edhe burri i saj, vëllai i autori, i cili tani ndodhet në burg.

Porosia e tij për bashkëshorten ka qenë: “Enkeleda ruaju se nuk kam çfarë t’ju bëj që këtu”.

Këtë e ka treguar nëna e viktimës sot, duke treguar me lot në sy se si vajza e masakrua nga kunati me thikë dhe me sende të forta.

Sipas nënës së vajzës, autori kishte kohë që e përndiqte të renë dhe e filmonte ne rruge, pamje të cilat më pas ia çonte edhe të vëllait në burg.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey