Era bën kërdinë, rrëzohen pemët dhe bien mbi makinat e parkuara (FOTO)

Era e fortë e pasdites ka shënuar disa dëme në Tiranë, ku shumë pemë janë rrëzuar duke shkaktuar shumë dëme në disa rrugë. Makinat e parkuara janë dëmtuar, pasi era i ka rrëzuar pemët, të cilët më pas kanë rënë mbi automjete.

Fotot e mëposhtme janë shënuar në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë. Era e fortë ka rrëzuar pemët, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur.

Edhe në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës ka pasur shumë pemë të rrëzuara, por pa shënuar incidente në njerëz.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey