Era Istrefi befason me stilin e saj, kopjon Dua Lipën dhe Elvana Gjatë

Era Istrefi kopjon Dua Lipën dhe Elvana Gjatën.

Ka pak ditë prej kur Era Istrefi e ka publikuar këngën e saj të re pas dy vitesh pauzë.

Kënga mbanë titullin “Bebe” dhe këndohet në gjuhën shqipe, shkruan lajmi.

Muzika dhe teksti janë krijuar nga vet këngëtarja.

Këngëtarja është shfaqur tejet joshëse në videoklip.

Në një nga skenat e klipit këngëtarja e hitit “Bon Bon” është veshur me ngjyrë neon të Thierry Mugler, një veshje që është kthyer në fiksimin e vajzave të showbiz-it.

Dua Lipa, Billy Illish, Rihanna, Beyoncé, Miley Cyrus, madje edhe Elvana Gjata në videot apo daljet e tyre publike janë duke veshur këtë krijim të Casey Cadwalader, i cili është drejtori kreativ që prej 2017-tës i Thierry Mugler.

Kështu që dhe Era nuk mund ti rezistonte kësaj veshje sidomos kur bëhej fjalë për lançimin e projektit të saj të parë, pas dy vitesh pauzë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey