Era Istrefi paralajmëron këngën e re, shfaqet atraktive në një studio muzikore

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Era Istrefi, që një kohë të gjatë nuk ka qenë aktive në muzikë.

Artistja, e cila shquhet për një sërë projektesh të suksesshme, duket se po mendon të rikthehet me një këngë të re.

Kjo pasi së fundmi ka ndarë një fotografi në InstaStory, në të cilën shfaqet në një studio muzikore.

Biondja shquhet për stilin e veçantë dhe në këtë paraqitje ka të veshur një triko të zezë të shkurtër dhe kapelë të po së njëjtës ngjyrë.

Era të fundit këngë e lansoi në mars të vitit që lamë pas në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash.

Në një intervistë të dhënë në fillim të këtij viti, Istrefi deklaroi se po punon në një album dhe se ka bërë një pauzë për shkak të situatës me coronavirus.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey