Era rrëzon edhe shtyllat elektrike, probleme me energjisë në disa zona

Era e fortë që ka përfshirë vendin ka sjellë probleme edhe në rrjetin elektrik. OSHEE bën me dije se janë prekur një pjesë e rrjetit elektril, sidomos ai ajror. Është shkëputur gjithashtu edhe fideri në zonë e Selitës në kryeqytet.

Siç shihet në fotot e shkëputura nga Selita, një pemë ka rënë mbi telat e korentit, ndërsa është rrëzuar edhe një shtyllë e përcjelljes së energjisë, duke lënë pa energji këtë zonë.

Pa drita ka mbetur edhe zona e Fushë Krujës, si pasojë e një defekti në rrjetin 110 KV, prej erës së fortë, ndërsa brigata e avarive ndodhte në gatishmëri.

Në njoftimin e saj për shtyp, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, moti i keq ditën e sotme preku pjesë të rrjetit elektrik, sidomos atë ajror. Dëmet janë shkaktuar kryesisht nga era e fortë. Gjithsesi, brigadat e avarive ndodhen në gatishmëri.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey