Erdogan: Sulmet ndaj kurdëve në Siri “janë vetëm fillimi”

Sulmet ndaj kurdëve në Siri “janë vetëm fillimi”, thotë Erdogani.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se sulmet ajrore në Siri duke përfshirë avionë, artileri dhe dronë, janë vetëm “fillimi”.

Turqia nisi operacionin, i cili po zhvillohet gjithashtu në Irak, si një përgjigje fillestare ndaj një bombardimi që ndodhi në Stamboll në fillim të këtij muaji, për të cilin Ankaraja fajëson militantët sirianë. Grupet kurde mohojnë çdo përgjegjësi.

“Vendosmëria jonë për të siguruar të gjithë kufirin tonë jugor… me një zonë të sigurt është sot më e fortë se kurrë më par. Teksa ne vazhdojmë me sulmet ajrore të pandërprera, ne do të godasim terroristët edhe nga toka në kohën më të përshtatshme për ne”, u tha Erdogan ligjvënësve në parlament.

Ndërkohë, komandanti i Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët në verilindje të vendit tha se grupi i tij është i përgatitur për të zmbrapsur një pushtim tokësor nga Turqia.

Kreu i SDF-së, Mazloum Abdi, tha se grupi i tij është përg..

Kreu i SDF-së, Mazloum Abdi, tha se grupi i tij është përgatitur për një tjetër sulm të tillë që kur Turqia nisi një sulm tokësor në rajon në vitin 2019.

“Ne besojmë se kemi arritur një nivel ku mund të parandalojmë çdo sulm të ri. të paktën turqit nuk do të jenë në gjendje të pushtojnë më shumë nga zonat tona dhe do të ketë një betejë të madhe. Nëse Turqia sulmon ndonjë rajon, lufta do të përhapet në të gjitha rajonet…dhe të gjithë do të lëndohen nga kjo”, tha ai.

Rusia sot përsëriti qëndrimin e saj, duke i bërë thirrje Turqisë të ndalojë fillimin e një ofensive tokësore në shkallë të plotë kundër militantëve në Siri, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

“Shpresojmë se argumentet tona do të dëgjohen në Ankara dhe do të gjenden mënyra të tjera për zgjidhjen e problemit”, tha negociatori i lartë rus Alexander Lavrentyev pas një raundi të ri të bisedimeve për Sirinë me delegacionet turke dhe iraniane në Kazakistan.

Lavrentyev tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara ishin fajtore për komplotimin e një rruge “shkatërruese” në Sirinë verilindore dhe se zgjidhja e çështjes kurde do të ishte një faktor i rëndësishëm në stabilizimin e situatës në rajon.

SHBA është bërë aleate me Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga milicia kurde YPG, në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey