Eriksen rikthehet ne Premier League, pritet vetëm firma me Brentford

Mesfushori danez, Christian Eriksen do të rikthehet të luajë në Premier League.

Pas 7 muajsh nga problemet më zemrën që shfaqi në Euro 2022 me Danimarkën, mund ta shikojmë të luajë sërish në fushën e lojës.

“The Mirror Sport” Eriksen do të rikthehet në Premier League, duke u bashkuar me Brentford, pasi tashmë janë kryer edhe detajet e fundit të marrëveshjes.

Yllit danez i duhet vetëm të kalojë testet mjekësore me ‘Bletët’ për të përfunduar lëvizjen e tij, e cila mund të konfirmohet brenda 72 orëve të ardhshme.

Për ish-lojtarin e Interit është një rikthim në kampionatin anglez, teksa më parë ka mbajtur veshur fanellën e Topttenham.

Përpara disa ditësh, ish-lojtari i “Spursave” është shprehur se është i gatshëm për të luajtur duke theksuar se dëshiron të jetë protagonist absolut në “Katar 2022” me kombëtaren daneze.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey