Erion Veliaj thotë se PS ka fiutuar 71-72 mandate

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Partia Socialiste do të dalë nga këto zgjedhje me më shumë se 72 mandate.

“Ka qenë një ditë e gjatë, një ditë frytdhënëse, mezi pres ta çojmë deri në fund duke nisur procesi i numërimit. Lajmi i mirë që morëm është që të gjithë exit-pollet na kanë nxjerrë fitues me 71-72 mandate. Projeksionet tona, në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, janë më shumë”, tha Veliaj në një deklaratë për mediat nga selia e PS.

Lexo Edhe:
Mediat e huaja: Garë e ngushtë në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë
“Por, duhet të presim me shumë durim procesin e numërimit. Fitorja që është në kutitë e numërimit duhet të numërohet, të numërohen edhe votat e kundërshtarëve tanë, edhe votat e atyre partive që nuk kanë numërues, me respektin më të madh”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey