Ermal Fejzullahu baba për herë të pestë? Si qëndron e vërteta e fotos së bashkëshortes

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij, Ariana, kanë një familje të madhe, pasi janë prindër të katër fëmijëve.

Ndërkohë një foto e publikuar para disa ditësh nga Ariana me barkun e fryrë, u bë shkak që në rrjet të qarkullonte lajmi se dyshja do të bëheshin prindër për herë të pestë.

Mirëpo duket se dyshimet që kanë qarkulluar për një shtatzëni të mundshme nuk janë të vërteta. “Prive” bën me dije se Ariana nuk është në pritje të ëmbël, por ishte këndi i fotografisë që krijoi një iluzion optik për ndjekësit e saj.

Madje çifti nuk kanë plane për një fëmijë të pestë, pasi janë të lumtur me tre vajzat dhe djalin.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey