Ermal Fejzullahu rrëfen sfidën e ankthit: Kam qenë tek psikologu, kisha “çrregullim paniku”

Këngëtari, Ermal Fejzullahu ka zbuluar se në një periudhë kohore i ishte nevojitur edhe ndihma e psikologut, pasi që u pat ballafaquar me probleme të ankthit.

“Unë nisem me atë që njeriu është i bërë për sfida. Edhe sa më shumë momente të vështira, të bëjnë më të fortë dhe më të përgjegjshëm. Dhe je më i suksesshëm. Në një kohë kam pasur një ngarkesë psikologjike, më është krijuar një lloj ankthi”, ka thënë ai në një intervistë për Aulona Mustën.

Problemi shëndetësor, Fejzullahut më pas i kishte rezultuar me “çrregullim paniku”, ani pse në fillim këngëtari kishte pasur dyshime të tjera.

“Kam qenë tek psikologu, psikologu është për njerëzit. Në fillim nuk kam ditur çfarë problemi kam. Kam menduar se kam probleme me mushkëritë. Më dukej sikur më merrej fryma”, është shprehur ai.

Loading...