Është e përfshirë në çështjen e Zogun të Tiranës? Flet Madona shqiptare: Kam probleme me bashkëshortin…

Bizneset e prekura nga tërmeti, Basha i propozon 5 masa urgjente qeverisë

Bizneset e prekura nga tërmeti, Basha i propozon 5 masa urgjente qeverisë

Emri i Elda Shabanit, e njohur si Madona shqiptare, është përmendur në rrjetin e prostitucionit të Zogut të Tiranës. Ditën e sotme ajo ka folur për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria Live”, këngëtarja u shpreh se nuk ka qenë aspak në dijeni për këtë çështje dhe se nuk ka dyshuar aspak për një punë të tillë të Hermes Nikajt.

“Të gjithë artistët që janë takuar me Hermes janë përfshirë në këtë rrëmujë. Nuk kam qenë shumë brenda ngjarjes, duke qenë se jetoj në Zvicër. Tani e mora vesh se çfarë ka ndodhur tamam”.

Elda gjithashtu tregoi edhe sa herë e ka takuar Zogun e Tiranës, dhe çfarë di ajo për 50-tshen që është përmendur në përgjime.

“Pas 4-vitesh kthehem në Shqipëri, e njoha gjatë verës. Ishte hera e parë që e takoja. Kisha folur me të vetëm në telefon, për intervista. E kam takuar njëherë në një lokal dhe më pas kemi qenë të ftuar nga Xhesika Ndoj, se kishte inagurimin e butikut. Kemi ngrënë një drekë së bashku me vajzën time. Nuk kam qenë aspak në dijeni të kësaj çështjeje. Punën e 50-shes kam dëgjuar, por vetëm për intervista. Një person i njohur që do dilte në intervistë paguante lek. Një pagesë simbolike, jo gjithmonë. Ishte për këngëtarët që kishin kohë që nuk dilnin në intervista”.

Madona shqiptare tregoi se pas kësaj ngjarje ka probleme me bashkëshortin e saj. “Unë jam mësuar me këto lajme, se më kanë bërë edhe të vdekur. Por kjo më ka hapur probleme me burrin tim”, tha ajo.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey