Është martuar reperi Buta

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, duket se i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij shumëvjeçare të quajtur, Fjolla.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale, ku shfaqet përkrah të dashurës e me plot sharm.

Në këto fotografi, artisti shfaqet elegant me një kostum të zi teksa partnerja e tij me një fustan të bardhë.

“Partnerja ime e krimit”, ka qenë përshkrimi i imazheve në të cilën ka vënë edhe një ‘emoji’ të unazës.

Të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar në hapësirën për komente, duke e përgëzuar çiftin e ri.

Buta nga ana tjetër po vazhdon të jetë shumë i angazhuar në muzikë, me projekte e mbrëmje.

https://www.instagram.com/p/CTpvZK8IzDd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=85cec0b6-edb1-4035-8a5a-b32b2269d5f8

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey