Eskalon debati mes Princit dhe Sarës: Trego kush ta pagoi helikopterin në takim

Në Për’puthen është transmetuar takimi i parë mes Princit dhe Aristelës, por gjërat nuk shkuan si duhet.

Kjo pasi pas pjesës së parë të takimit ka nisur një debat i ashpër në studio. Princi tha gjatë takimit se është takimi i dytë pasi i pari me Jasminën ishte i shpifur.Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Jasminës e cila tha se nuk mund të flasë në atë mënyrë. Sakaq, debati agravoi më tej me përfshirjen e Sarës.

Princi tha se Sarën nuk e pëlqen më, duke e akuzuar si materialiste dhe se i pëlqejnë çunat me Ferrari dhe Porsche.Nga ana tjetë Sara nuk i ka kursyer ofendimet duke thënë: “S’jam materialiste, ti je zhigolo, tregoje këtu kush ta pagoi helikopterin që i çove Jasminës në takim.” “Pusho të them se po flas unë,” tha Princi i cili u largua me nerva nga studio.Nuk dihet se çfarë nënkupton Sara me deklaratën e saj, por situata duket shumë e tensionuar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey