Espanyol zyrtarisht ngjitet në La Liga

Skuadra e Espanyol edhe zyrtarisht tashmë është ngjitur në La Ligën spanjolle me barazimin e sotëm pa gola përballë Real Zaragozas.

Espanyol gjendet në vendin e parë në La Liga 2 me 78 pikë, kurse në vendin e dytë gjendet Mallorca me 72 pikë e cila momentalisht është duke luajtur kundër Malagas.

Ndërsa nga ekipet momentale në La Liga nuk është e qartë ende se kush do të bije nga liga pasi që diferenca në mes vendit të fundit dhe vendit të 17 që siguron një vend në La Liga është vetëm 5 pikë ndërsa kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit, njofton klankosova.tv.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey