Etrit Berisha drejt klubit të Serie A, kontratë të paktën 2-vjeçare

Torino po negocion me agjentët e Etrit Berishës, portierit shqiptar, që synon të kthehet e të luajë në Serie A. Problemi duket se është paga. Spal duhet ta shesë patjetër “gardianin” tonë kuqezi, nisur nga problemet ekonomike që ka, të trashëguara gjithashtu nga cikli i drejtorit sportiv të mëparshëm. Presienti i “granatave”, Kajro, nga ana tjetër, gjithashtu kontrollon buxhetin e klubit çdo mëngjes.

Skuadra e Serie B mendon si ta heqë qafe portierin “milioner” shqiptar, të blerë në atë kohë nga Vagnati, sot drejtor sportiv i Torinos. Ky i fundit gjeti një marrëveshje me Berishën, duke i ofruar një pagë shumë të lartë për Spal: një milionë euro neto, afërsisht. Në mungesë të ndonjë surprize të bujshme në këtë pikë, Berisha te Torino do të ketë një kontratë të paktën 2 ose 3-vjeçare. Për pagën, ajo pritet të mbetet e njëjtë me atë që merrte në Serie B.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey