Euro 2020, sot dy përballjet Holandë-Çeki, Portugali-Belgjikë

Sonte (e diel) zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të fazës 1/8 e finales në Kampionatin Evropian, shkruan Zeri.info.

Nga ora 18:00 në “Puskas Arena” takohen Holanda dhe Çekia.

Kurse, nga ora 21:00 zhvillohet derbi mes Belgjikës dhe Portugalisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “La Cartuja”.

Holanda ose Çekia në çerekfinale do të takohet me Danimarkën, që dje eliminoi Uellsin.

Ndërsa, Belgjikën ose Portugalinë në çerekfinale i pret Italia, që të shtunën mbrëma mposhti Austrinë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey