Euro 2020, sot përballjet e të ‘fortëve’

Sot zhvillohen tri ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian.Hungaria dhe Franca do ta zhvillojnë ndeshjen e parë, në ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Një fitore eventuale do ta kualifikonte tutje Francën në fazën e eliminimit. Hungaria ka humbur ndeshjen e parë me rezultat 3 me 0 nga Portugalia, kurse Franca e mposhti Gjermaninë.

Një tjetër ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në mes Portugalisë dhe Gjermanisë. “Panzerët” kanë nevojë të madhe për pikë pas disfatës nga Franca, kurse Portugalia është më e qetë nga rezultati i ndeshjes së parë.

Në ora 21:00, Spanja do të kërkojë fitoren e parë në Kampionat Evropian. Robert Lewandowski dhe Polonia do të synojnë një paraqitje sa më të mirë ndaj “La Roja”, aq më tepër kur dihet që kanë humbur ndeshjen e parë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey