Euro deputetët shqiptarë do të duhet të flasin maqedonisht kur RMV-ja të anëtarësohet në BE

Shkruan: Naim Sinani

Të jemi të qartë, me statusin që kemi, në momentin kur RMV do të bëhet pjesë e BE-së, euro deputetët shqiptar do të duhet të flasin maqedonisht.

VMRO-ja po kërkon shkarkimin e kryeparlamentarit Xhaferi, sense paska folur shqip në BE.

Kjo është dëshmi se partitë maqedonase nuk nxorrën mësim nga mos zgjidhja e problemeve të brendëshme me shqiptarët që në vitet e 90-ta, kur shteti i përbashkët shqiptaro-maqedonas do të kishte mundësi të ishte pjesë e BE-së dhe NATO-s para vendeve fqinje, të cilat dihej se e mohojnë identitetin dhe gjuhën maqedonase, duke kontestuar edhe historinë.

Por kjo iniciativë e opozitës maqedonase i demaskon edhe politukanët shqiptarë, që me vetëdije e manipulojnë opinionin shqiptar, se gjoja shqiptarët dhe gjuha shqipe kanë arritur barazinë në RMV. VMRO-ja në fakt po e nxjerr në pah atë që e fshehin politikanët shqiptar, e sidomos partit në pushtet, se ligji parasheh përdorim të kufuzuar të gjuhës shqipe dhe statusi ishqiptarëve është pakicë e madhe. Me këtë status partit shiptare po punojnë ditë e natë që RMV-në ta fusin në BE.

E me statusin që kanë shqiptarët dhe gjuha shqipe në RMV, në momentin kur vendi do të bëhet pjesë e BE-së, euro deputetët shqiptar nga RMV, në Parlamenrin evropjan dhe institucionet tjera të BE-së do të duhet të flasin maqedonisht.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey