Eurodeputetja-Ramës: Gylenistin e keni dërguar drejt dënimit me vdekje!

Eurodeputetja Ramona Strugariu kritikon qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama se nuk duhet të kishin lejuar deportimin në Turqi të Harun Celik. Në një reagim në rrjetet sociale, eurodeputetja i kujton kryeministrit Konventën e Këshillit të Evropës për ekstradimin, duke theksuar se asnjë vend nuk ekstradon një individ të cilit i rrezikohet jeta në shtetin ku po dërgohet.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkroi ajo.

Neni të cilit i referohet eurodeputetja është neni 19, ku qartësohet se: Askush nuk mund të hiqet, përzihet ose ekstradohet drejt një Shteti ku ka rrezik serioz që ai apo ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, torturës apo trajtimeve të tjera ç’njerëzore apo degraduese.

Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.

Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey