Eurokomisari për zgjerim Varhejli takoi kreun e ASH-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela i shoqëruar nga nënkryetari Elmi Aziri sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u takuan me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varhejli.

“Sot, bashkë me deputetin dhe anëtarin e kryesisë, Elmi Aziri, pata nderin të takoj komisarin për fqinjësi dhe zgjerim i Komisionit Evropian, Oliver Varhei, i ciki këtë periudhë është mjaft i angazhuar për debllokimin e procesit euro integrues të vendit tonë. Rjedhimisht temë qëndrore ishte kontesti me Bullgarinë që është shkak i vetos ndaj hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Ne shprehëm qëndrimet tona, se jemi mjaft të interesuar për zgjidhjen e këtij kontesti, por vlerësojmë se bashkë me të duhet zgjidhen edhe çështjet e tjera të brendshme që tangojnë vendin dhe raportet e brendshme. Aleanca për Shqiptarët mbetet e vendosur në orientimin euro-atlantik të vendit, si dhe në ndërtimin e një shteti të barabartë për të gjithë qytetarët”, theksoi Ziadin Sela. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey