EUROSTAT: Sa shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë marrë pasaporta të vendeve të BE-së?

Kërkesat për një pasaportë të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) gjatë viteve të fundit janë rritur shumë. Sipas të dhënave të EUROSTAT për 2019, mbi 706 mijë të huaj janë pajisur me shtetësi të ndonjërit nga vendet anëtare të BE-së, përcjell INA.

Në këtë shifër çdo i dhjeti qytetar i pajisur është nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga vendet e Ballkanit, Shqipëria mban vendin rekord me 41.703 qytetarë që janë pajisur me pasaporta të vendeve të BE-së, ndërsa Maqedonia radhitet me vetëm 7.147 qytetarë. Më tutje, po ashtu 8047 qytetarë nga Kosova kanë marrë pasaportë evropiane, derisa nuk qëndron keq edhe Serbia me 10.297, ndërsa më poshtë është Bosnja me 6977.

Më shumë shtetësi dhe pasaporta gjatë 2019 janë dhënë nga Gjermania, Italia, Franca, Spanja si dhe Suedia. Në vend të parë janë qytetarët nga Maroko që janë pajisur me shtetësi, ndërsa menjëherë pas tyre vijnë qytetarët nga Shqipëria, dhe në vend të tretë Britania e Madhe. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey