Eurovisioni i fshiu foton, Ronela Hajati zbulon si qëndron e vërteta: Koreografia u censurua, duhej të ishin marrë…

Këngëtarja Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë me 10 maj në “Eurovison” me këngën “Sekret” e cila deri më sot numëron miliona klikime dhe është pëlqyer mjaft nga publiku.

Mbrëmjen e sotme Ronela ka sqaruar veprimin e papritur të faqes zyrtare të Eurovisionit të cilët censuruan foton e këngëtares të shkrepur gjatë performancës së saj.

E ftuar në “Goca dhe gra”, Hajati tregoi se e gjitha ishte thjesht një lëvizje dore dhe se duhej të ishin marrë foto të tjera gjatë performancës në skenë. Gjithashtu ajo preku dhe pjesën e bullizimit në rrjetet sociale sidomos ndaj komenteve negative që ajo ka marrë në lidhje me fizikun e saj dhe shtoi se ka pasur suport të madh nga njerëz që nuk i njeh aspak.

Është një lëvizje, që thjesht shkon dora dhe është kapur aty. E di si është puna, kemi pasur një suport shumë të madh nga njerëz që as nuk i njoh. Komentet negative janë shumë të pakta. Unë i pikas këto se dua t’i shoh. Problemi është se komentet pikante janë vetëm bullizuese dhe të poshtra, sa je shëndoshur sa kile ke shtuar. Koreografia është censuruar se ka video të tjera që duhet të ishin marrë”.

Ronela e ka shprehur dhe më parë se nuk pretendon të fitojë festivalin por dëshiron që të arrij në finalen e madhe. Sipas saj nuk dëshiron të ketë pritshmëri të larta psdi nuk do që të zhgënjehet.

“Ne dalim në 10 maj. Nuk kam pritshmëri, ndoshta ka të bëjë nga modestia, por gëzimi më i madh për mua është të futem në natën finale, nuk ka pritshmëri të larta është se nuk dua të zhgënjehem. Kënga është moderne, jam mundur t’i ndërthuar sa të mundem, kam lënë çdo projekt tjetër, merrem vetëm me këtë këngë”, tha Ronela.

Disa javë më parë këngëtarja postoi në rrjetët sociale ku shihej se ishte duke qarë. Ajo tregoi se ka disa momente ku ndihet e vetmuar por motivon veten e saj duke i thënë se është një vajzë e fortë.

“Jemi njerëz të gjithë, sido që shfaqemi në kamera. Edhe burrat më fortë kanë momentet e dobëta, jo më unë, që kam momente që ndihem vetëm, është personale gjëja, nuk ka si shëndeti, vjen para të gjithave. Jam vajzë e fortë, i them vetes do të rregullohen të gjitha. Profesioni ynë është më i gjykuari, pavarësisht se i bëj këngët për njerëzit që t’i pëlqejnë, ndryshe ne nuk do të ekzistonim”.– rrëfeu ajo.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey