Everton kërkon transferimin e Hazardit

Everton ka shprehur interesim për nënshkrimin me sulmuesin e Real Madridit, Eden Hazard.

Sulmuesi ka zhvilluar vetëm 52 paraqitje për klubin madrilen, prandaj kjo është edhe arsyeja pse “Los Blancos” janë të hapur për shitjen, qysh në këtë afat kalimtar dimëror.

Sipas The Sun, Everton është një ndër skuadrat e Premierligës që ka interesim për belgun, me West Ham që gjithashtu është duke vëzhguar situatën.

Por, raportohet se Hazard nuk është i interesuar për t’iu bashkuar ndonjë skuadre gjatë afatit dimëror, andaj ndonjë transferim i mundshëm mund të ndodh vetëm në verë.

Hazard do jetë i lirë të largohet për vetëm 25 milionë euro, pavarësisht faktit që Real Madrid shpenzoi 88 milionë euro në vitin 2019.

Belgu eksperiencën më të mirë e kaloi në Premierligë te Chelsea, ku për shtatë vite, shënoi 111 gola në të gjitha garat.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey