EVN Maqedoni me tre çmime për siguri dhe shëndet në punë për vitin 2020

EVN Maqedoni dhe kompanitë vartëse Elektrodistribuimi dhe EVN Elektrani i fituan çmimet më të mira për ,,Praktikat e mira në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë për vitin 2020” ndërsa fituesit u përzgjodhën nga ana e komisionit të veçantë të krijuar për këtë qëllim.

EVN Maqedoni e fitoi çmimin e parë në kategorinë për veprimtari shërbyese. Elektrodistribuimi gjithashtu e fitoi vendin e parë në kategorinë për veprimtari prodhuese, bujqësi, miniera, ndërttim dhe të ngjashme në grupin për ndërmarrjet e mëdha, ndërsa EVN Elektrani e fitoi vendin e dytë në kategorinë e njejtë në grupin për ndërmarrjet e vogla.

U shpërblyen praktikat e EVN për mbrojtje të plotë të punonjësve me anë të masave kovid të përshtatura ndaj procesit të punës, konstrolli sistematik në hapësirat e EVN në vend të spitalit, trajnimet për punë me tension të realizuara nën kushte të veçanta dhe protokolle, trajnim me pajisje të veçanta të standardizuara për punë në lartësi, përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve për stabilizim të shtyllave, poligoni i ri për trajnime hyrëse për çdo punonjës të ri, si dhe hapësirat e reja të punës në përputhje me standardet për sigurinë më të lartë dhe shëndet në punë.
Ndarja e çmimeve u organizua onlajn pikërisht sot në nder të 28 Prillit – Ditës Botërore për Siguri dhe Shëndet në Punë. Gjatë evenimentit u drejtuan drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës – Jovana Trençevska dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve përkatëse, si dhe përfaqësues të shoqatave dhe kompanive. Organizues të evenimentit janë Shoqata për Inxhnierë të Mbrojtjes „TUTELA’’– Shkup, Shoqata për mbrojtje në punë e komunës së Manastirit – Manastir dhe Shoqata për Siguri në Punë „28 Prilli” – Shkup.

Çmimet ju ndanë personave juridik më të mirë për vitin 2020, të cilët realisht dhe profesionalisht kanë kontribuar në zhvillimin e tyre duke investuar dhe zbatuar praktika të mira në kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës.

Kompanitë në vitin 2020 u ballafaquan me sfidë të madhe botërore lidhur me mbrojtjen e shëndetit të punonjësve të tyre. EVN Maqedoni i ndërmori të gjitha masat për mbrojtje dhe parandalim të KOVID-19 dhe në tërësi i respekton rekomandimet e Qeverisë dhe ministrive përkatëse.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey