Evropa bashkohet kur të përfshijë Ballkanin Perëndimor

Merkel thotë se Evropa bashkohet kur të përfshijë Ballkanin Perëndimor.

“Evropa do të bashkohet vërtet kur të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor bëhen anëtare të Bashkimit Evropian”. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel. Deklarata e kancelares gjermane është një tjetër konfirmim i angazhimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, por një ide jo e mirë midis disa anëtarëve të BE-së dhe shumë votuesve në Evropën Perëndimore, raporton Politico eu.

Merkel foli në Hungari me rastin e 30-vjetorit të të ashtuquajturit “pikniku pan-evropian” – një ngjarje simbolike që çoi në eksodin masiv të banorëve të Gjermanisë Lindore në Perëndim, rënien përfundimtare të Perdes së Hekurt dhe afrimin e Evropës Perëndimore dhe Lindore, transmetojnë mediat.

Sidoqoftë, kancelarja Merkel theksoi se uniteti evropian nuk do të përfundojë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Nëse i shikoni gjërat gjeostrategjike dhe gjithashtu shikoni hartën, do të shihni se Evropa do të bashkohet vërtet me vendet e Ballkanit Perëndimor”, u tha Merkel gazetarëve në qytetin hungarez Sopron.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 20, 2019 10:42 am ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=148595
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit