Fabrikë në vlerë 400 mijë euro dhe toka të shumta bujqësore, pasuria e ish-drejtori i Bordit të AKP-së, Bajram Zejnullahu

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.

Në mesin e zyrtarëve që iu është publikuar pasuria është edhe ish kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bajram Zejnullahu.

Zejnullahu gëzon pasuri të madhe të paluajtshme, duke nisur nga dy banesa të blera, njëra kap shifrën 64 mijë euro dhe tjetra 48 mijë.

Gjithashtu, Zejnullahu ka të deklaruar edhe një fabrikë dhe tokë përcjellëse me të, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

Po ashtu, ai posedon së bashku me familjen edhe toka të shumta bujqësore, disa prej të cilave ka thënë se janë të trashëguara, e disa te blera.

Te pasuria e luajtshme, Zejnullahu bën të ditur se ka një veturë në vlerë prej 6 mijë euro, dhe një tjetër në vlerë prej 15 mijë euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe veturën e fëmijëve, vlera e të cilës është 6 mijë euro.

Zejnullahu po ashtu ka bërë të ditur se është pronar edhe i N.T.P Dea, dhe po ashtu në Scandwin.

Pasurinë e plotë të deklaruar mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Para të gatshme, Zejnullahu posedon rreth 10 mijë euro.

Të hyra vjetore, Zejnullah si drejtor kishte rreth 41 mijë euro, rreth 9 mijë euro nga fitimi i biznesit Dea, si dhe rreth 3 mijë euro të hyra nga Trusti.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey