Falsifikoi teste PCR, arrestohet punëtori i Spitalit të Gostivarit

Sektori i Punëve të Brendshme dje ka arrestuar 45-vjeçarin, E.M. nga Çegrani i Gostivarit, pasi i njëjti ka falsifikuar teste PCR duke keqpërdorur pozitën e tij në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad”.

Për të kryer falsifikimin e testeve PCR, 45-vjeçari ka kërkuar edhe para nga qytetarët.

“Dje, 22.03.2021, rreth orës 15:30, në Çegran të Gostivarit, nëpunësit policor të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria personin E.M. (45) nga ky fshat, punonjës në Spitalin e Përgjithshëm të
Gostivarit “Ferid Murad”. Nën dyshimin e kryerjes së veprës penale (“keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit
zyrtar”). I njëjti është i dyshuar për përgatitjen dhe lëshimin e “testeve të rrejshme PCR” negativ për individë, në
këmbim të të cilave ai ka marrë një shumë të caktuar parash”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Policia ka ndërmarrë aktivitete shtesë për zbardhjen e plotë të rastit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey