Familjarët dhe bashkëfshatarët e Sopotit i dhanë lamtumirën e fundit Sulejman Sulejmanit

U përcoll për në banesën e fundit Sulejman Sulejmani, ish i dënuar për rastin “Sopoti” dhe ish luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

U përcoll për në banesën e fundit Sulejman Sulejmani, ish i dënuar për rastin “Sopoti” dhe ish luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Baca Sulë, ashtu siç e njihnin të gjithë, ndërroi jetë disa vite pas lirisë nga dënimi i padrejtë dhe pak ditë pasi mori shtetësinë. Shumë herë na kishte rrëfyer për ditët e kaluara në burg, gjumin në dyshek të lagur, torturat fizike dhe psikike si dhe ofendimet morale nga gardianët e burgut. Ndonëse u lirua 12 vite më parë dhe u vërtetua pafajësia e tij, Baca Sulë deri pak javë para vdekjes jetoi pa shtetësi. Shteti i cili e kishte dënuar pa të drejtë dhe më pas e kishte shfajësuar me vendim gjyqësor, nuk arriti ta largon nga lista e personave të rrezikshëm as pas triumfit në betejën me drejtësinë. Për vështirësitë që ka kaluar familja e tij, bashkëshortja e tij kishte rrëfyer disa herë.

“Nuk di si ta përshkruaj. Vetëm ai që është i sprovuar e din. Thosha vetëm të vjen në shtëpi, ta shoh në oborr edhe po të vdes pastaj, nuk më bëhej vonë. Burgjet janë për njerëz, nëse bën diçka e vuan. Por këta ishin pa pikën e fajit. Shumë e vështirë ishte kjo. Kisha vajza pa martuar. I martova, iu bën fëmijët nga 20 vjeç, ky akoma nuk e din se ku e kanë shtëpinë. Kemi përjetuar gjithçka. Shkonim dhe vinim në sy të ënjtur. Djali ishte pa punë ndërsa në sorollateshim nëpër gjyqe dhe burgje në Shkup e Kumanovë. Zoti mos e sprovoftë askënd. Kom prit të zeza shumë, por e këtij nga lufta në Kosovë dhe burgu më ka lodhur. Kemi përjetuar shumë gjëra. Vështirë të rrish me lot në sy 24 vite”, u shpreh Sevedie Sulejmani, Bashkëshortja e Sulejman Sulejmanit

78 vjeçari Sulejman Sulejmani bëhet ish i dënuari i dytë në rastin “Sopoti” i cili ndërron jetë, pas Samet Limanit i cili vdiq deri sa ndodhej në arrati dhe ishte dënuar në mungesë. Ky i fundit nuk ishte përfshirë në masën e dëmshpërblimit në vitin 2018 kur Sopotasit u shpaguan për dënimin e padrejtë dhe kohën e kaluar në burg.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey