Familjarët kanë mbërritur para spitalit në Bullgari, kërkojnë të dashurit e tyre

Familjarët dhe miqtë e pasagjerëve të autobusit që u dogj në autostradën “Struma” kanë mbërritur para spitalit “Pirogov”. Shaban Rashitovski nuk ka të afërm në mesin e viktimave, por katër nga pasagjerët janë fqinjë të tij. Sapo mori vesh për tragjedinë, shkoi në Sofje për të ndihmuar, tranmeton TetovaSot.

“Unë jam nga Shkupi, janë katër persona nga fshati im në spital dhe për këtë kam ardhur të ndihmoj me aq sa kam mundur. Nëse ata kanë nevojë, prandaj jemi këtu, ne do të ofrojmë gjithçka për ta. Dy burra, një vajzë dhe një grua – dy familje. Unë nuk kam folur me ta. Njerëzit janë në shok, pyetjet janë të panevojshme. Ata shkuan për pazar në Stamboll. Vajza 16-vjeçare ka telefonuar për të thënë se ka ndodhur një aksident. Tragjedi e madhe për të gjithë, ditë e vështirë. “Por ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin”, theksoi ai.

Në spitalin janë shtatë persona që i mbijetuan aksidentit.

Më herët gjatë ditës së sotme disa familjarë të personave në autobus janë mbledhur para transportuesit “Besa Trans”. Një nga të afërmit tha se aksidentin e kanë marrë vesh në Facebook mëngjesin e sotëm. Ata kërkojnë përgjigje për të dashurit e tyre si nga agjencia ashtu edhe nga institucionet e vendit./TS

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey