Fati i keq për Armend Alimin, lëndohet dhe mbyll sezonin para kohe!

Përforcimi i ri i Rabotniçkit, Armend Alimi ka rezultuar i pa fat, pasi mesfushori kumanovar është lënduar në fazën përgatitore me ekipin e tij, duke mbyllur kështu para kohe sezonin.

Klubi i Rabotniçkit ka njoftuar përmes faqes zyrtare se futbollisti i tyre Alimi është lënduar në Antalia, duke dëmtuar tendinën në këmbën e majtë.

Për të njejtën Armend Alimi iu ka nënshtruar një operimi, i cili është kryer me sukses, ndërsa mesfushori do të mbetet jashtë fushave për 6 muaj.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey