Fatkeqësia ajrore e Ohrit, asnjëherë nuk u zbulua e vërteta e tragjedisë

Nga Ejup Berisha

Fatkeqësia ajrore që ndodhi në fundin e muajit nëntor të vitit 1993 ishte një ngjarje shume e dhimbshme dhe tepër tragjike posacërisht për familjarët e 115 viktimave që e humbën jetën në atë tragjedi që ndodhi në periferi të qytetit turistik të Ohrit këtu në RMV. E njëjta ngjarje ishte e dhimbshme edhe për mua dhe për familjen time pasi që në aeroplanin i cili u përplas me majën e malit Trojan dhe u dogj tërësisht gjatë asaj nate ishte edhe Babai im shumë i shtrenjtë dhe tepër i dashur Isufi.

Babain e humba atëherë kur fillova të rritem dhe kur më duhej më së tepërmi në jetë kush tjetër përpos Babait. Dhe janë bërë gati 28 vite nga ajo natë e ftohtë e kobshme dhe akoma askush nuk ka thënë dhe nuk e ka ndërmend askush të thotë asgjë për shkaqet dhe arsyet e fatkeqësisë. Do të thotë se asnjë dokument zyrtar deri tani nuk ka dhënë asnjë arsye dhe shkak të vërtetë lidhur me përplasjen që aeroplani i tipit Jakovlev 42 i prodhimit Ukrainas e bëri me majen e malit.

Unë kam lexuar dhe kamë dëgjuar disa arsye dhe versione arsyesh dhe shkaqesh, por asnjë prej tyre nuk janë të vërteta dhe të besueshme. Një arsye që është dhënë ka qenë se pilotët që e kane zbatuar fluturimin e aeroplanit nga Aeroporti i Gjenevës për në Aeroportin e Shkupit, e më vone edhe për në aeroportin e Ohrit nuk e kanë njohur mirë gjuhën angleze. Më pas arsye dhe shkak tjetër që i kam dëgjuar janë ato se fajtorë për rrëzimin e aeroplanit janë sërish pilotët, në arsyetimin e tillë thuhet se këta kanë marrë vendim kokë më vete për ta ulur aeroplanin në Aeroportin e Ohrit.

ë me familjen time. Pilotët nuk besoj se kane ndermarrë dhe guxojnë të ndërmarrin ndonjë veprim te tillë ashtu siç thuhet kokë më vete gjatë prezentimit të shkaqeve dhe arsyeve për fatkeqësinë në fjalë, sepse fluturimin e aeroplanit e dirigjojnë shërbimet e kontrollit ajror e jo vetë pilotët e aeroplanëve. Prandaj duhet gjetur shkaqet dhe arsyet e vërteta të fatkeqsisë ajrore sepse me këtë veprim të gjithë ne do ta qetësonim shpirtin dhe drejtësia e shumpritur lidhur me këtë rast do të vinte në shprehje. Kjo cështja e prezantimit të shkaqeve dhe arsyeve të fatkeqsisë ajrore nuk është ndonjë kënaqësi qe do ta ndjenim dhe e ndonje gëzimi që mund të lindë te ne, por kështu do të ndjenim pak qetësi dhe do të fillonim të pajtoheshim me fatkeqësinë e madhe që na ka ndodhur.

Në fund të fundit autoritetet kompetente hetuese te fluturimeve të aeroplanëve dhe të fatkeqësive ajrore janë të obliguara që ti hulumtojnë, analizojnë dhe ti prezantojnë shkaqet dhe arsyet e fatkeqësive ajrore. Por jo të prezantojnë të pavërteta absurde dhe gënjeshtra, të cilat nuk përkojnë as për së afërmi me realitetin në lidhje me ndodhinë në fjalë. Ne familjarët e viktimave të fatkeqësisë ajrore edhe pas 28 viteve nga fatkeqësia e 20 nëntorit presim ti dëgjojmë arsyet dhe shkaqet, por sic thashë këto përpjekje tonat ishin dhe janë të kota deri tani.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey