Fatmir Bytyqi demanton deklaratat e Momirovskit

Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për cështje financiare ka demantuar deklaratat e Momirovskit.

“ Të nderuar,
Pas gënjeshtrave të djeshme të Momirovskit, nuk kisha ndërmend të reagoja publikisht, por sot shoh se disa media ndajnë të njëjtin titull në mënyrë të orkestruar dhe asnjëri prej tyre nuk më pyeti mua si palë e prekur nga ky rast, gjë që tregon se nuk janë të interesuar për të vërtetën e as që punojnë mbi parimet e gazetarisë.

E them qartë…
Indikacionet, siç i quan ai që i ka paraqitur, janë gënjeshtra, plot informacione të pasakta, të nxitura dukshëm nga një motiv tjetër. Sidomos sepse ai i tha gënjeshtrat në një kohë kur e dinte se unë isha jashtë vendit, gjë që tregon se ai donte vetëm që megafoni i tij të dëgjohej nga qendra e gënjeshtrave.
Nëse zotëria ka prova për mashtrim të organizatës ndërkombëtare, e përsëris, e përsëris organizatës ndërkombëtare le t’i nxjerrë ato.

Të hënën do të paraqes kërkesën për falje publike dhe demantim në të njëjtën masë dhe kohë, e cila nëse nuk ndodh, do të vazhdoj rrugën institucionale, që është padi për shpifje, fyerje dhe dëmtim të reputacionit tim dhe familjes sime. Nëse është e nevojshme, gjykata do ta shprehë qëndrimin përfundimtar për të vërtetën.
Kurse mediat që publikuan vetëm njërën palë, dua që sot ta publikojnë të vërtetën, në tërësi ashtu siç e them unë. Në të kundërtën do të më duhet të nis procedurat e duhura edhe për ta.

Të nderuar oponentë politikë, mos u frikësoni për rezultatet pozitive të sondazhit për reputacionin tim, që ta sulmoni atë me gënjeshtra. Do të jetë më mirë për ju dhe qytetarët të punoni për reputacionin tuaj që të jeni konkurrues dhe të takohemi në mejdanin e punëve.”, shkruan Bytyqi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey