Fatmir Limani opozitës shqiptare: Falenderim për mospërçarje të votës shqiptare

Shtabi Zgjedhor i kandidatit të pavarur për komunën e Kërçovës Fatmir Limani si dhe Shtabi Zgjedhor i Diasporës, përshëndet vendimin e Alternativës për tërheqje të kandidatit Mazllam Osmani me qëllim të mospërçarjes së votës.

” Çmojmë lart përkushtimin e Aleancës për t’i vendosur interesat kombëtare para atyre partiake, por edhe duke e respektuar thirrjen e mërgatës për unifikim. Mendimi ynë është se ka ardhur koha dhe momenti i unifikimit të votës së të gjithë atyre që dëshirojnë ndryshimin dhe dhënien fund të kandidaturave të konsumuara partiake që këto tetë vite e kanë ngulfatur dhe privatizuar komunën sikur të ishte pronë e tyre private. Ne ju sigurojmë se me mbështetjen tuaj, komuna e Kërçovës do tu takojë të gjithë qytetarëve, pa dallime partiake dhe etnike. Interesi ynë parësor do të jetë të bashkëpunojmë dhe të bashkudhëheqim për një të ardhme më të mirë të qytetarëve, në veçani për një perspektivë më të mirë të të rinjëve duke i thënë ndal shpërnguljes masive që është duke ndodhur vite me radhë. Ne ju garantojmë se do të bashkëpunojmë ngushtë për interesin dhe të mirën e qytetarëve! Koha e ndryshimeve është në dorën tonë dhe tuajën, mos e humbim këtë mundësi, të tregojmë se bashkëpunimi ynë është përcaktues i fituesit të Kërçovës!”, theksuar Shtabi Zgjedhor i kandidatit të pavarur Fatmir Beqir Limani si dhe Shtabi i Diasporës së kandidatit të pavarur Fatmir Beqir Limani.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey