Fatmir Limani pritet të dorëhiqet nga BDI, do të veprojë i pavarur?!

Gjatë ditës së sotme pritet dorëheqja e Fatmir Limanit, zyrtar i BDI-së nga Kërçova. Limani është ish pjesëtar i UÇK-së dhe ish i burgosur në rastin “bombashët e Kërçovës”. Deri para ca kohe ishte zëvendës drejtor në kompaninë shtetërore ELEM.

Burime të gazetës Lajm, thonë se Limani tani e tutje do të veprojë si i pavarur. Si i tillë ai pritet të garojë edhe në zgjedhjet lokale si kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës, ku BDI sërish do kandidojë me kryetarin aktual, Fatmir Dehari.

Fatmir Limani është i biri i atdhetarit Beqir Limani, nipi i veprimtarit Fazli Veliu, e njëkohësisht është edhe familjar i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai veçmë ka paraljmëruar dirëheqjen, duke shkruar se “prej nesër rikthehet te veprimtaria e pavarur”./Lajm

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey