Fatmir Limani pritet të marr mbështetjen e opozitës shqiptare dhe diasporës

Dy ditë më parë Alternativa në mbledhjen qendrore të partisë vendosi që në Kërçovë për zgjedhjet lokale të kandidiojë me Mazllam Osmanin.

Por, TV21 mëson se me të gjitha gjasat kjo parti do ta tërheq kandidaturën e Mazllam Osmanit në Kërçovë me qëllim siç thonë burimet e TV21, të mos përçahet vota shqiptare pasi që në këtë komunë kohë ma parë kandidaturën e kanë shpallur edhe Fatmir Limani si kandidatë i pavarur dhe Fatmir Dehari si kandidatë i BDI-së.

Ata thonë se do të dëgjojnë zërin e diasporës për unifikimin e votës shqiptare dhe nuk duhet që të rrezikohet Kërçova.
Andaj nga kjo parti siç mëson TV21, do të përkrahin kandidatin e pavarur në Kërçovë, Fatmir Limanin dhe presin që këtë ta bëjë edhe partneri i tyre i koalicionit Aleanca për Shqiptarët.

Pritet që AAA vendimin për tërheqjen e kandidaturës ta bëjë publike sot ose gjatë ditës së nesërme.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey