Fatmir Skenderi merr miratimin e komisionit për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese në Maqedoni

Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet pasditen e sotme ka miratuar propozimin që Fatmir Skënderi të zgjidhet gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, përcjell INA.

Kryetarja e Komisionit Marija Georgievska pas votimit të propozimit e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër në ora 11:00.

Fatmir Skenderi deri tani ka qenë gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe se ai pritet të kaloj tek Kushtetuesja.

Deputetët e këtij komisioni në seancën e radhës duhet të shqyrtojnë edhe biografitë e kandidatëve të tjerë për në gjykatën më të lartë të vendit që janë: kryeprokurori publik, Ljubomir Joveski, Tanja Vasic Bozaxhieva, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, profesorët universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjykatës në pension Branko Sekulovski, prokurori Todor Vitlarov, gjykatësi i Gjykatës Administrative Vesna Jovanovska dhe Vojislav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria Themelorenë Ohër. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey