FDA autorizon dozën e tretë të Pfizer për moshat 16-17 vjeç

Pas shqetësimeve nga përhapja e variantit Omicron, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka autorizuar dozën e tretë të Pfizer për grupmoshat 16-17 vjeç.

Ky hap u mor pasi kompanitë nxorën rezultatet e testeve që tregojnë se tre doza janë përgjigje e mirë ndaj këtij mutacioni të koronavirusit.

“Vaksinimi dhe marrja e një përforcuesi kur është e pranueshme, së bashku me masat e tjera parandaluese si maskimi dhe shmangia e turmave të mëdha dhe hapësirave të dobëta të ajrosura, mbeten metodat tona më efektive për të luftuar Covid-19,” tha shefja në detyrë e FDA, Janet Woodcock.

Klan News

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey