Fëmijët italian luajnë lirshëm në fushë, as “që u bën përshtypje” shpërthimi i vullkanit

fed

Fëmijëve në Itali as “që u bën përshtypje” shpërthimi i vullkanit.

Disa pamje dramatike të shpërndara në mediat sociale thuhet se tregojnë një ekip sporti për fëmijët në Itali duke stërvitur, ndërsa “prapa” tyre shihet shpërthimi i vullkanit Etna.

Pamjet thuhet se janë filmuar në një terren sportiv San Gregorio di Catania në Siçili, ku shihen lojtarët e rinj duke luajtur.

Ndërkohë loja e tyre vazhdon, edhe pse në sfond, një rrymë e lavës së shkrirë mund të shihet duke u derdhur në krahun lindor të Etna, ndërsa një tufë e madhe tymi “varet” në ajër.

Vullkani më aktiv i Evropës rregullisht nxjerr tym dhe lavë dhe ka qenë në një gjendje shpërthimi që nga viti 2011.

Në fakt, shpërthimi ka shkaktuar një tufë kaq të madhe tymi sa që është rregullisht e dukshme nga hapësira.

Në një postim në faqen e internetit të Observatorit të Tokës të NASA-s, agjencia tha se “madje vëzhguesit me përvojë të Etna-s janë mrekulluar nga intensiteti i trazirave të vullkanit” në javët e fundit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey