Feriz Dervishi përshëndetet nga politika

Pas gati tri dekadash Feriz Dervishi, në seancën e sotme të Këshillit Komunal të Kumanovës, gjatë një fjalimi rasti edhe zyrtarisht u nda nga politika, raporton Tv Festa.

Feriz Dervishi që nga ditët e para të proceseve demokratike u kyç në politikë si anëtar i partisë së parë shqiptare ne Maqedoni PPD. Më pas kontributin e tij në rrafshin politik e dha si anëtar i partisë Demokracia e Re dhe së fundmi në BDI.

Feriz Dervishi për 21 vite me radh gjatë katër mandateve ishte këshilltar në Këshillin e Kumanovës, ku me konstruktivitetin, aftësitë dhe dijen e tij shumë procese i çoi përpara duke lënë gjurmë në politikbërjen e tij të mençur.

Në vazhdim mund të ndiqni fjalimin përshëndetës të Feriz Dervishit në seancën e fundit të këshillit të Kumanovës.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey