Fero i “kapet” edhe Mozzikut, pas Unikkatilit

Pas Unikkatilit, Fero i “kapet” edhe Mozzikut.

Mbrëmë, rep-artisti shqiptar Unikkatil ka publikuar këngën e tij më të re.

Kënga titullohet “Po eci” dhe është pritur me komente të shumta nga fansat e tij, shkruan lajmi.net.

Pak pas lansimit të këngës, reperi nga Gjilani, Fero erdhi me një reagim në formë ironie.

“Shpërndani picamenin krejt. Unikkatil ti je simboli çka është me p… në shishe”, ishte mbishkrimi i Feros.

Por ai vazhdoi tutje duke i thënë Viktor Palokajt që të mos e pres me dy tre vite për një këngë.

“Mos më le me prit dy vjet tre vjet se në Punta Cana isha duke shkuar mu desh që të kthehem në Gjilan. Nesër të tregoj”, u shpreh ai.

E kjo nuk ishte e tëra, pasi Feronit Shabani pati një paralajmërim edhe për Mozzik.

“Edhe mos harro se masnesër del kënga e blen do vazelinë e lyen bo..n mirë se kam me ta aj”, ishte mbishkrimi i Feros duke etiketuar edhe Mozzikun, përveç Unikkatilit.

Se a do ketë reagim nga ana e Mozzik dhe çfarë do sjellë Fero në këngën e re, mbetet të shihet.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey