Fero në paraburgim, nga Instagrami i tij publikohet një fotografi

Dje, Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar 30 ditë paraburgim rep-artistit Feronit Shabani, i njohur në publik si“Fero”.

E sot çuditërisht në profilin e tij në Instagram u publikua një imazh i vet reperit, ky postim menjëherë pas publikimit mori numër të madh të pëlqimeve dhe komenteve mirëpo nuk dihet se nga kush u bë publike.

Ndryshe Fero u arrestua pasi në rrjetet sociale u bë virale një video-incizim, ku ai shihej i perfshire ne nje incident ne Gjilan.

Avokati i këngëtarit tha se ata si palë mbrojtëse do paraqesin ankesë në afatin ligjor, mirëpo nuk komentoi veprimin e gjykatës. /Lajmi.net/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey