Fero nuk kontrollon veten, publikon video duke rrahur një person

Prej disa ditësh, në mediat rozë, po flitet për debatin e krijuar me reperit të njohur dhe legjendës së repit Unikkatil.

Mirëpo, duket se gjithçka nuk është mbyllur me kaq, pasi së fundmi, Fero ka ndarë në rrjetet sociale një video, në të cilën shfaqet i nervozuar teksa del nga makina.

Në një moment ai vihet re teksa godet një person me shuplakë dhe i thotë: “Kush o këtu veç një gangster, a, kush o?”.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht, por ende nuk ka një reagim nga Policia e Kosovës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey