Fero zbulon se çka i kishte thënë Geti në Tiranë

Fero zbuloi një detaj interesant.

Reperi Fero mbrëmë në një lidhje ‘live’ ka dhënë disa deklarata, me të cilat habiti të gjithë, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, ai foli lidhur me fenomenin e blerjes së klikimeve nga estrada, ku thotë se gjithë artistët e bëjnë këtë gjë.

Reperi tha se gjatë kohës kur ishte në On Records, labeli i kishte blerë klikime për këngët e tij, por tashmë Fero nuk e bënë këtë gjë.

Me këtë rast, ai zbuloi edhe se çfarë kishte biseduar me Getoar Selimin kur ishin takuar në Tiranë.

Fero tha se Geti e kishte përmendur këngën “Po të shoh përmas”, duke thënë se kishte marrë 200 mijë klikime për 24 orë, e që ishte këngë hit.

Ai akuzoi artistët që po e prishin tregun me veprime të tilla, duke ndikuar negativisht edhe tek artistët e rinj.

Ndryshe, Fero para pak javësh u bë baba për herë të parë.

@vipalb2021

#ferofera #onrecords

♬ original sound – Vip Alb

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey