Ferrari që kushton më pak se dhjetë mijë euro, por që nuk mund ta vozisni

Ky Ferrari kushton më pak se 10,000 euro, por nuk mund t’a ngisni atë.

Nëse keni ëndërruar një Ferrari tani më në fund mund të jeni në gjendje ta përballoni atë, por nuk do të jeni në gjendje të ngasni atë.

Gjegjësisht, Ferrari ka zgjeruar ofertën e saj me modele veturash, në një shkallë prej 1: 8 dhe 1:12, dhe ato kryesisht do t’u ofrohen blerësve të Ferrarit të ri.

Modelet prodhohen nga koleksioni i nderuar Amalgam, i cili ka bashkëpunuar me Ferrarin që nga viti 1998, dhe kjo ofertë është kurora e bashkëpunimit të tyre.

Ajo është një seri e kufizuar e modeleve 812 Superfast dhe 812 GTS, por janë njoftuar se do të vijnë edhe disa modele të tjera.

Jini të vetëdijshëm se këto janë dekore shumë të shtrenjta me të cilat jo të gjithë do të jenë në gjendje të luajnë.

Modeli Ferrari në shkallë 1:12 kushton 3200 dollarë, ndërsa shkalla më e madhe 1: 8 kushton 10,045 dollarë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey