Ferri i zjarreve në Australi/ Fshatra të shkatërruar, jetë të humbura dhe qielli i kuq…(Foto)

Zjarret pyjore jashtë kontrollit kanë shkaktuar një krizë të vërtetë në Australi: të paktën dy vetë kanë humbur jetën, fshatra të tërë janë shkatërruar prej flakëve, e mijëra njerëz janë detyruar të zhvendosen drejt zonave bregdetare. Dy viktimat, at e bir, vdiqën prej zjarreve që rrethuan qytezën e Cobargos, në New South Wales, ndërsa mendohet se dhe një person i tretë mund të ketë vdekur pranë Narooma, në bregun jugor të këtij shteti. Njerëzit në zonat e prekura janë zënë praktikisht si në qark prej flakëve.

Edhe në Victoria janë katër të zhdukur, ndërsa për evakuimin e më të rrezikuarve është angazhuar dhe ushtria. Deri në tani, në të gjithë shtetin janë konfirmuar gjithsej 11 të vdekur që nga fillimi i sezonit të zjarreve, që konsiderohet nga zyrtarët vendas, si “absolutisht” më i rëndi që prej fillimit të regjistrimeve.

Se cili është niveli i saktë i dëmeve, kjo do të bëhet e qartë kur flakët të fashiten. Zjarret ishin në qendër të fjalimit të kryeministrit Scott Morrison, që tha se “dëshironte të kishte lajme më të mira në vigjiljen e Vitit të Ri, por fatkeqësisht, zjarret kanë pasur një efekt shkatërrues dhe muajt në vazhdim, do të jenë të vështirë”.

Në juglindjen e Victorias, qielli u bë I zi nga tymi, pastaj u kthye në ngjyrë të kuqe dhe ashtu ka mbetur.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey