Festim Selmani, 23 vjeçari nga Xhepçishti tre herë kampion për një ditë!

Gjatë ditës së djeshme u organizuan gara për Bodybuilding në Shkup. Pjesëmarrës në këtë garë ishin edhe garues nga Tetova. Një sukses të padëgjuar më parë e arriti djaloshi 23 vjeçar nga Xhepçishti Festim Selmani.

Ai fitoi tre çmime të vendit të parë, duke u shpallur tre here kampion për një ditë, në Bodybuildin Classic, Bodybuilding Heavyweight dhe Bodybuilding Overall.

Selmani tha se ka punuar fort për këtë sukses por gara ishte e vështirë mirëpo ai arriti të triumfojë!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey