Feston ditëlindjen e dytë – futbollisti Granit Xhaka me dedikim të veçantë për të bijën

Sot (e enjte) feston ditëlindjen vajza e madhe e futbollistit Granit Xhaka, Ayana Xhaka.

Bukuroshja e vogël mbush plot dy vite, gjersa në këtë ditë nuk ka munguar një dedikim special nga i ati.

Ylli i futbollit ka ndarë një imazh përkrah të bijës duke ia ritheksuar se do të jetë përgjithmonë krah saj.

“Urime ditëlindjen engjëlli im i bukur. Nuk mund të besoj se je bërë dyvjeçe tani. Jam shumë i bekuar që kam vajzën më të mirë së bashku me motrën tënde që një baba mund të kërkojë”.

“Do të jem përkrah teje përgjithmonë, të dua”, kanë qenë fjalët e Xhakës.

Graniti ndërkaq është i martuar prej shumë vitesh me Leonita Lekajn, me të cilën ka dy fëmijë.

Përveç Ayana, çifti janë prindër edhe të vajzës tjetër Lanyea e cila erdhi në jetë pak muaj më parë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey