FFM, premio 150 mijë euro për eliminatoret e “Katar 2022”

Futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë do të ndajnë premion në vlerë prej 150 mijë euro për paraqitjet e mira në eliminatoret për Botërorin “Katar 2022”, kur në muajin mars mundën Lihtenshtajnin dhe Gjermaninë, ndërsa pësuan disfatë nga Rumania 2-3. Këshilli Drejtues i FFM-së poashtu vendosi edhe për premiot në rast të sukseseve të radhës në Kampionatin Evropian. Në rast të fitores, futbollistët do të ndajnë 300 mijë euro, ndërsa barazimi sjell 150 mijë euro.

“Këshilli Drejtues i FFM-së ka sjell vendimin që në rast se përfaqëusesja e Maqedonisë kalon fazën e garave në grupe, do të përfitojë 30 për qind nga shumë , të cilën e dhuron UEFA për mbulimin e harxhimeve për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian. Secili futbollist që merr ftesë për përfaqëusesen do të ketë 1.500 euro dhe shtesë 1.500 euro do të pagohen në rast se Maqedonia kalon garat në grupe në Kampionatin Evrpopian, thuhet kumtesën e Shtëpisë së Futbollit.

Kampionati Evropian do të nis më 11 qershor, ndërsa Maqedonia sfidat e saja do t’i zhvillojë më 13 dhe 17 qershor në Bukuresht ndaj Austrisë dhe Ukrainës, si dhe 21 qershor, në Amsterdam kundër Holandës.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey