FIFA planifikon që ndeshjet në “Katar 2022” të zgjasin 100 minuta

FIFA po mendon të ndryshojë rregullat e futbollit. Së fundmi, presidenti Gianni Infantino po mendon që një lojë në “Katar 2022” të zgjatet nga 90 në 100 minuta.

Kjo për shkak se tifozët paguajnë për të parë futboll 90 minuta, jo për 50 minuta efektivë të lojës.

Për të plotësuar dhe futur në përdorim “kohën efektive”, megjithatë, nevojitet modifikimi i rregullores nga ana e IFAB-it.

Më pas, rruga praktike është ajo që të kursehet kohë, ka thënë ai për “Corriere dello Sport” derisa qëndroi në Itali për të marrë pjesë në ngjarjen kushtuar Artemio Franchit.

Zgjatja e ndeshjes në 100 minuta pritet të bëhet në vazhdën e 10 ndryshimeve të parapara në kohë të rregullt, nga pesë të lejuara në secilin ekip kombëtar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey